Rajoni 15 April 2025, 16:36 Nga VNA

Studentët tronditin Serbinë: Bllokojnë RTS dhe RTV, akuzojnë për manipulim dhe fshehje të së vërtetës!

Ndaje në Whatsapp
Studentët tronditin Serbinë: Bllokojnë RTS dhe RTV, akuzojnë

Studentë nga universitetet e Beogradit dhe Novi Sadit organizuan sot bllokimin e ndërtesave të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) dhe Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV), në shenjë proteste ndaj mënyrës së raportimit të transmetuesve publikë për situatën politike dhe protestat studentore në vend.

Protesta u zhvillua njëkohësisht në tre pika: selia qendrore e RTS-së në Beograd, studioja e saj në lagjen Košutnjak dhe ndërtesa e RTV-së në Miseluk të Novi Sadit. RTS reagoi menjëherë duke e cilësuar bllokadën si “të paligjshme” dhe deklaroi në faqen zyrtare se studentët po pengojnë funksionimin normal të medias publike.

Përmes rrjeteve sociale, organizatorët e protestës shprehën pakënaqësinë e tyre me mënyrën se si mediat publike po mbulojnë zhvillimet në vend. “Shërbimi i medias publike po punon kundër të gjithëve”, shkruajtën ata në Instagram, duke akuzuar RTS-në dhe RTV-në për njëanshmëri dhe mungesë transparence.

Kjo lëvizje studentore lindi si reagim ndaj një ngjarjeje tragjike të ndodhur më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit humbën jetën 16 persona si pasojë e shembjes së një kabine. Studentët kërkojnë drejtësi për viktimat, përgjegjësi penale dhe politike për ngjarjen, si dhe një përkushtim real në luftën kundër korrupsionit dhe në garantimin e institucioneve të pavarura.

Protestat e tyre pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa kërkesat për reformë në sistemin politik dhe mediatik po bëhen gjithnjë e më të zëshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme