Rajoni 19 Prill 2025, 19:33 Nga VNA

Bllokada e studentëve te Radio Televizioni i Serbisë, komisionarja Marta Kos bën thirrje për përmbajtje

Ndaje në Whatsapp

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të shtunën se po ndjek me kujdes situatën në Serbi, duke përfshirë bllokadën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), dhe u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve. Ajo shprehu shqetësimin për ngritjen e një padie penale kundër rektorit të Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq.

“Bashkimi Evropian po ndjek bllokadën e RTS-s. Mediat publike kanë përgjegjësinë të veprojnë në interesin më të mirë të publikut dhe të sigurojnë hapësirë për të gjitha pozicionet legjitime; ata kanë të drejtë, ashtu si të gjithë gazetarët, të kryejnë detyrën e tyre pa asnjë presion”, shkroi Kos në rrjetin social X.

Ajo tha se shpreson që situata aktuale mund të zgjidhet përmes dialogut konstruktiv dhe frymës demokratike.

Komsionarja Kos theksoi gjithashtu se, për të dalë nga ngërçi politik dhe ndarjet në shoqëri, Serbia duhet të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë reformat në sundimin e ligjit, përfshirë forcimin e pluralizmit mediatik dhe zgjedhjen e Këshillit të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM), përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Këto reforma janë kyç për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane. BE-ja ofron mbështetje, dhe unë planifikoj të vizitoj Serbinë më vonë këtë muaj për të diskutuar për këtë”, përfundoi Kos.

lg.php.gif

Studentët vazhdojnë bllokadën e RTS dhe RTV

Studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi kanë filluar bllokimin e ndërtesave të RTS-së dhe Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV) mbrëmjen e 14 prillit, duke pretenduar se mediat publike nuk raportojnë në mënyrë objektive për protestat e tyre.

Ata kanë deklaruar se bllokada do të vazhdojë “derisa të shpallet një konkurs i ri për anëtarët e Këshillit të REM-it”.

Studentët kanë protestuar për muaj të tërë, duke kërkuar përgjegjësi për rrëzimin e një strehe betoni në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, që shkaktoi vdekjen e 16 personave.

Ata gjithashtu kërkojnë ndëshkimin e sulmuesve të studentëve gjatë protestave që pasuan pas tragjedisë dhe ndalimin e procedurave kundër demonstruesve të arrestuar.

Kërkesat e tyre janë mbështetur nga organizata të punonjësve të arsimit, avokatëve, profesorëve universitarë, bujqve dhe një pjesë e qytetarëve të tjerë.

Rektori i Universitetit të Beogradit, Vlladan Gjokiq, është marrë në pyetje më 18 prill në kuadër të një procedure paraprake hetimore për veprën penale të abuzimit të pozitës zyrtare.

Ai është një nga rektorët që ka mbështetur kërkesat e studentëve që, përmes bllokimeve të fakulteteve dhe protestave në të gjithë Serbinë, kërkojnë përgjegjësi për ngjarjen në Novi Sad.

Mbrëmjen e 10 marsit, studentët nga Beogradi dhe Novi Sadi janë mbledhur pa paralajmërim para mediave publike dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet, duke kërkuar raportim objektiv për protestat.

RTS ka raportuar më parë se, për shkak të kushteve të vështira të punës të shkaktuara nga bllokimi, është detyruar të përshtatë skemën programore, dhe është paraqitur një padi penale në Prokurorinë Publike Themelore të Beogradit kundër personave të panjohur, duke kërkuar reagimin e institucioneve ndërkombëtare. /rel

Video

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Ungjilli sipas Paulinit.

Kërcënimi më i madh ndaj shëndetit është të kesh ministër shëndetësie një mediokër që mendon se problemet në shëndetësi zgjidhen me slogane.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme