Rajoni 23 April 2025, 14:13 Nga VNA

Fluks i ri azilkërkuesish nga Kosova në BE: Komisioni Evropian propozon masa kthimi

Ndaje në Whatsapp
Fluks i ri azilkërkuesish nga Kosova në BE: Komisioni Evropian

Numri i azilkërkuesve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian ka shënuar rritje, duke nxitur reagimin e Komisionit Evropian, i cili ka propozuar që Kosova të përfshihet në listën e vendeve të sigurta. Nëse miratohet, ky vendim do të mundësonte kthimin e shpejtë të azilkërkuesve në vendin e origjinës.

Përveç Kosovës, në listën e vendeve me trend rritës të kërkesave për azil përfshihen edhe Bangladeshi, Kolumbia, Maroku, Tunizia, Egjipti dhe India. Tashmë i takon Parlamentit dhe Këshillit Evropian të vendosin për aprovimin ose jo të këtij propozimi.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Bashkimi Evropian, gjatë janarit të vitit 2025 kanë aplikuar për azil 410 qytetarë nga Kosova. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur aplikuan 400 persona, dhe me janarin e vitit 2023, ku u regjistruan 320 aplikime, rritja është e qëndrueshme.

Profilit të azilkërkuesve dominohet nga të rinjtë nën 18 vjeç dhe burrat.

Pavarësisht liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që hyri në fuqi më 1 janar 2024 – i cili u mundëson atyre të udhëtojnë pa vizë në 29 vende të zonës Schengen për qëndrime deri në 90 ditë – shumë qytetarë kanë kërkuar azil, shpesh për arsye që lidhen me punësimin dhe jetesën.

Udhëtimet pa viza parashikohen për qëllime turistike, familjare apo vizita afatshkurtra, por nuk mund të përdoren për punësim apo qëndrim afatgjatë.

Franca mbetet destinacioni kryesor për azilkërkuesit kosovarë, e ndjekur nga Gjermania, duke reflektuar një trend të ngjashëm me vitet e mëparshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme