Rajoni 22 April 2025, 21:56 Nga VNA

Ngjashmëritë e liderit serb me ish-diktatorin, “nga djepi në varr, gjysmë Vuçiç dhe gjysmë Milosheviç”

Ndaje në Whatsapp
Ngjashmëritë e liderit serb me ish-diktatorin, “nga djepi

“Nga djepi në varr, gjysmë Vuçiç dhe gjysmë Slobodan”, portreti i njëjtë për një regjim, një retorikë, një skenar për pushtet. Kështu titullohet analiza e publikuar nga media N1, partnere e CNN në Serbi, referuar, siç thuhet, ngjashmërive të frikshme mes presidentit aktual dhe ish diktatorit Millosheviç në politikbërje dhe vendime.

Në shkrim, sillen në vëmendje manifestime pro qeveritare përballë parlamentit serb, të ngjashme me ato që vinte në skenë regjimi kriminal i Millosheviçit, duke lënë të kuptohet se vendimmarrësit kanë mbetur 30 vite pas në ideologji.

“Simbolika politike, retorika ndaj opozitës dhe shfaqja publike e forcës janë pothuajse njësoj si tri dekada më parë. Por kësaj radhe, protagonisti është Aleksandar Vuçiç”, thekson N1. Ekspertët theksojnë se në qendër të këtyre paraleleve qëndron nevoja për të projektuar një mbështetje masive përmes tubimeve të porositura duke u fshehur nën flamuj dhe tek retorika nacionaliste.

Historianët e konsiderojnë këtë një rrjedhë natyrale e regjimeve autoritare, të cilat në kohë krize, përpiqen të krijojnë iluzionin e një mbështetje popullore të madhe. Edhe në gjuhë, Vuçiç është i ngjashëm me Millosheviçin, veçanërisht në termat e përdorura kundër protestuesve apo opozitës. Ish diktatori do të shprehej kështu vetëm pak ditë para se të humbiste pushtetin: Nuk po e sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, po e sulmojnë Millosheviçin për shkak të Serbisë”.

Në mënyrë të ngjashme flet edhe Aleksandar Vuçiq: Dikush nga jashtë nuk po e shkatërron Serbinë për shkak të Vuçiçit, por po e shkatërron një Vuçiç për shkak të Serbisë”. Për analistët politik në Beograd, kjo është një shenjë e qartë e frikës nga fundi politik.

“Vuçiç, si Millosheviçi, kërkon të krijojë tensione të brendshme dhe të jashtme për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e tij dhe për të ruajtur pushtetin”, thekson një ekspert, duke shtuar se në kontekstin e sigurisë rajonale këto zhvillime janë alarmante.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme