Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Sipas exit poll-eve të para, kryeson Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Në daljen e parë të exit poll-eve, LVV ka marrë 44.1% të votave, që përkthehet në 49 deputetë. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23.9% të votave, ose 27 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 16.1%, që do të thotë 18 deputetë.
Exit Poll-i i parë:
LVV 44.1% – 49 deputetë
PDK 23.9% – 27 deputetë
LDK 16.1% – 18 deputetë
AAK 5.8% – 6 deputetë
Nisma 1.1% – 0 deputetë
Të tjera 9% – 20 deputetë
Exit Poll-i i dytë tregon rezultate të ngjashme:
LVV 43.5%
PDK 23.6%
LDK 15.9%
AAK 7.2%
Të tjera 9.8%
Pjesëmarrja në votime ka qenë afro 40%. Rreth dy milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote për zgjedhjet e parakohshme, të cilat u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk miratoi asnjërin prej dy kabinetëve qeveritarë të propozuar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpërndau materialet zgjedhore, përfshirë fletëvotimet, në 38 komunat e vendit. Qytetarët nisën votimin nga ora 07:00 për të zgjedhur legjislaturën e dhjetë të Kosovës






















