Rajoni 28 December 2025, 16:30 Nga VNA

Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 16:00 votojnë 29% të qytetarëve, regjistrohet vetëm një incident

Ndaje në Whatsapp

Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 16:00 votojnë 29%

Tre orë para mbylljes së votimit në Kosovë, KQZ njofton se pjesëmarrja e qytetarëve ka shkuar në 29%. Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, 581,034 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e tyre qytetare.

Procesi në përgjithësi ka vijuar i qetë ndërsa është regjistruar vetëm një incident në një qendër votimi. Në Zhegër të Komunës së Gjilanit, një votues ka shkuar me babanë për të ndihmuar dhe ka nisur një përplasje verbale me votues të tjerë.

Ndërsa janë raportuar disa probleme të tjera me mungesë të energjisë elektrike në 3 qendra votimi në komunën e Skënderajt, 2 në komunën e Malishevës dhe 2 qendra të tjera në Novobërdë dhe Obiliq.

Më herët kanë votuar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike. Osmani votoi në Prishtinë ndërsa  uroi që procesi të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 09:40. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ushtrua të drejtën e votës në Mitrovicën e Jugut rreth orës 10:00, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re, duke krijuar një krizë politike e cila çoi në zgjehdjet e parakohshme.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme