Rajoni 16 December 2025, 14:52 Nga VNA

Vuçiç: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë euro investime

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se tërheqja e kompanisë “Affinity Partners”, në pronësi të Jared Kushnerit – dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump – ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik për Serbinë, duke bërë që vendi të humbasë një investim me vlerë të paktën 750 milionë euro.

Deklarata e Vuçiçit vjen pas konfirmimit se kompania e Kushnerit është tërhequr nga projekti i planifikuar për ndërtimin e një kompleksi luksoz banimi dhe biznesi në Beograd, i cili do të mbante markën Trump. Projekti ishte parashikuar të realizohej në vendin ku ndodheshin ndërtesat e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

"Dëm i madh iu bë Serbisë. E humbëm një mundësi të madhe zhvillimi. Sot flitet keq për Serbinë, sepse disa pretendojnë se ky ishte një projekt i keq”, tha Vuçiç. Ai shtoi se një projekt më i vogël dhe më i dobët, i realizuar me ngut në Shqipëri, ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe pritet të ketë publicitet të gjerë, duke iu referuar planit të Kushnerit për investime në Ishullin e Sazanit. Sipas tij, ky projekt do të promovohet gjerësisht nga familja Trump.

Vuçiç kritikoi ashpër opozitën dhe protestuesit antiqeveritarë, duke deklaruar se një pjesë e shoqërisë serbe vepron kundër interesave të veta shtetërore. “Duket se disa popuj i kuptojnë më mirë vendimet e udhëheqësve të tyre sesa populli ynë, ose një pjesë e opozitës sonë politike, e cila është e gatshme të veprojë kundër interesave të vendit të vet”, u shpreh ai.

Projektit në Serbi i ishin kundërvënë protestues antiqeveritarë, përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore, të cilët kërkonin ruajtjen e statusit të monumentit kulturor të ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm dhe rindërtimin e saj, në vend të zhvillimit të një kompleksi luksoz.

Njoftimi për tërheqjen e “Affinity Partners” u publikua më 15 dhjetor, në të njëjtën ditë kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për shkelje ligjore të dyshuara gjatë procesit të heqjes së statusit të monumentit kulturor për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm.

Në një deklaratë për gazetën Wall Street Journal, një zëdhënës i kompanisë “Affinity Partners” tha se vendimi për t’u tërhequr u mor për shkak të polarizimit të fortë publik. “Meqenëse projektet e mëdha duhet të bashkojnë dhe jo të ndajnë, dhe nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe të Beogradit, ne tërhiqemi nga aplikimi ynë dhe këtë herë qëndrojmë mënjanë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i kompanisë.

Presidenti serb fajësoi drejtpërdrejt Prokurorinë dhe protestuesit, të cilët ai i quajti “bllokues”, duke iu referuar demonstruesve që prej më shumë se një viti protestojnë kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe. “Personalisht do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi t’i mbajmë përgjegjës”, deklaroi Vuçiç.

Ai paralajmëroi se do të paraqesë personalisht kallëzime penale kundër të gjithë atyre që, sipas tij, morën pjesë në atë që e quajti “gjueti shtrigash” dhe në shkatërrimin e investimit, duke i akuzuar për shkaktim të dëmit ekonomik ndaj Serbisë.

Vuçiç hodhi poshtë kategorikisht akuzat për korrupsion lidhur me këtë projekt, duke theksuar se “kurrë nuk ka pasur korrupsion dhe as nuk ka qenë qëllimi i projektit”.

Kompania e Kushnerit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment pas publikimit të lajmit për tërheqjen nga projekti në Beograd.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme