Rajoni 22 December 2025, 14:55 Nga VNA

Prokuroria nxjerr videon nga nata e vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur bashkëshorti i saj sinjalizon ekzekutorin në lokal

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria nxjerr videon nga nata e vrasjes së Liridona Ademajt, momenti

Prokuroria ka paraqitur të hënën prova të reja materiale në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Si prova kyçe janë shfaqur video-incizime nga mbrëmja e 29 nëntorit 2023, të siguruara nga një lokal në Prishtinë, ku Murseli kishte darkuar për herë të fundit me viktimën dhe dy fëmijët e tyre. Sipas Prokurorisë, në të njëjtin lokal, gjatë gjithë kohës, kishte qëndruar edhe Granit Plava, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, sqaroi se pamjet tregojnë se Naim Murseli ngrihet nga tavolina me telefon në dorë, afrohet te tavolina ku ndodhej Granit Plava dhe kthehet pas rreth dy minutash, veprim që sipas Prokurorisë përbën sinjalizim për kryerjen e krimit.

Sipas hetimeve, Murseli dhe Plava ishin takuar më herët gjatë ditës, rreth orës 16:30, në fshatin Rakovinë, pranë një pompe benzine. Pamje të tjera tregojnë momentin kur Murseli i afrohet Plavës jashtë lokalit dhe i jep një pije energjike, ndërsa të dy shihen duke biseduar dhe duke u larguar së bashku.

Prokuroria ka paraqitur gjithashtu audio-incizime nga momenti i vrasjes, ku dëgjohen krisma e armës dhe britmat e fëmijëve. Sipas prokurores, pas analizës së incizimeve audio të siguruara edhe nga një automjet i markës “Mercedes-Benz”, është urdhëruar ekspertiza forenzike për ndarjen dhe përpunimin e zërave në prapavijë.

Në seancë janë shfaqur edhe pamje të tjera filmike ku Granit Plava shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së vrasjes.

Ndër provat e paraqitura janë edhe fotografi që dokumentojnë lëvizjet e Naim Murselit pas dhënies së dëshmisë në polici. Sipas Prokurorisë, ai shkon në një hotel në Prishtinë, ku takohet me Kushtrim Kokallën dhe Valon Llukën. Fotografitë e siguruara nga hoteli “Sëiss Diamond” tregojnë hyrjen e Murselit dhe Kokallës në hotel, si dhe momentin kur Kokalla kryen një pagesë në recepsion me para në dorë.

Prokuroria theksoi se të gjitha këto prova forcojnë dyshimet për planifikimin dhe bashkëpunimin në vrasjen e Liridona Ademajt.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme