Rajoni 10 December 2025, 21:58 Nga VNA

Protesta në Shkup pro ish-krerëve të UÇK-së/ Mickoski: Do kujdesemi të mos ketë incidente, por qeveria s’ka ndërmend ta mbështesë

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Shkup pro ish-krerëve të UÇK-së/

Në prag të protestës së paralajmëruar për t’u mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se shteti do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të saj.

Mickoski theksoi se, pavarësisht se qeveria nuk e mbështet këtë protestë, institucionet shtetërore do të angazhohen maksimalisht për të siguruar që gjithçka të zhvillohet në mënyrë paqësore, pa provokime dhe incidente.

“Qeveria nuk e mbështet dhe nuk kemi ndërmend ta mbështesim. Megjithatë, do të kujdesemi që protesta të kalojë në rendin më të mirë, të mos ketë incidente dhe të mos ndodhë asgjë që nuk duam të ndodhë. Nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje politike. Si Qeveri, do të bëjmë gjithçka, nga pranimi në kufi e deri te realizimi dhe përfundimi i protestës”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur se për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj proteste janë informuar edhe partnerët strategjikë të vendit, ndërsa është formuar edhe një shtab krize, i cili do të monitorojë të gjitha aktivitetet 24 orë para dhe 24 orë pas mbajtjes së protestës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme