Sociale 22 Gusht 2024, 09:24 Nga VNA

Pse të rinjtë nga Evropa Juglindore po ikin në Perëndim?

Ndaje në Whatsapp

Një shaka cinike qarkullon prej vitesh në disa vende të Ballkanit: Si mund ta reklamoni Gjermaninë dhe Austrinë në rajon? Në një ftesë nga ndonjë agjenci udhëtimesh ndoshta do të shkruhej: “Ejani, sepse fëmijët tuaj janë tashmë këtu!”Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimor është prekur rëndë nga largimi i brezit të ri. Sipas të dhënave të Qendrës Federale Gjermane për Edukim Politik, pothuajse çdo i treti banor i Maqedonisë së Veriut tani jeton jashtë vendit. Situata është edhe më e keqe në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, ku pesha e emigrantëve në totalin e popullsisë është 42 dhe 50 për qind.

Autoritetet federale tërheqin vëmendjen për faktin se emigrantët kontribuojnë ndjeshëm në mirëmbajtjen e familjeve të tyre në vendlindje. “Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, remitancat përbëjnë rreth dhjetë për qind të Prodhimit Bruto. Megjithatë aktivistja Sofija Todoroviç nga Beogradi është e bindur: “Na mungojnë këta njerëz të zgjuar. Pa ata njerëz të zotët, të talentuar, krijues, punëtorë dhe të orientuar drejt BE-së, e ardhmja e vendeve tona është gjithashtu në pikëpyetje”. Todoroviç është drejtore e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut. Rrjeti, me zyra në Serbi,Kroaci, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, lidh të rinjtë përtej kufijve kombëtarë dhe etnikë.

Arsyet e ikjes nga vendet e Ballkanit

“Qeveria duhet të ndërtojë më pak ndërtesa dhe të investojë më shumë në arsim dhe edukim”, thotë një shofer taksie në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ai nuk është më shumë se 30 vjeç, si rreth gjysma e bashkatdhetarëve të tij, sepse çdo i treti kosovar është nën 18 vjeç. Në të njëjtën kohë, në vendin që shpalli pavarësinë në vitin 2008, shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 19 për qind. Gjithnjë e më shumë të rinj kosovarë pyesin veten: Pse të punoni për një pagë mujore prej pak më shumë se 500 euro, kur mund të fitoni të paktën katër herë më shumë në Vjenë, Berlin apo Bazel? Në Prishtinë nuk mungojnë kurset e gjuhës gjermane. Nga ky vend ka ikur më shumë se gjysma e popullatës nga vendi, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

Sofija Todoroviç e njeh këtë problem, por beson se vetëm progresi ekonomik nuk do ta zgjidhë problemin e largimit. Ajo tërheq vëmendjen për një problem që shpesh neglizhohet në Perëndim: “Sfida më e madhe për të rinjtë në rajon është pasiguria. Ajo buron nga mungesa e besimit te institucionet dhe mungesa e sundimit të ligjit në këto vende, që i shqetëson shumë të rinjtë.

Paqëndrueshmëria dhe pasiguria politike

Në të vërtetë, situata politike në Ballkan është ende e pasigurt, edhe 30 vjet pas luftërave në Jugosllavi. Mosmarrëveshjet e Serbisë me Bosnjë-Hercegovinën, me Kosovën, Malin e Zi dhe Kroacinë, mosmarrëveshjet e Kroacisë me Malin e Zi dhe tensionet mes Maqedonisë së Veriut me vendet e tjera janë rritur së fundmi. Bëhet fjalë për nacionalizmin, ballafaqimin me të kaluarën dhe të drejtat e pakicave politike. Problemet janë të vjetra, ndërsa kërcënimet aktuale.

“Të rinjtë nuk duan të jetojnë në një vend ku çdo ditë ka raportime për shpërthimin e mundshëm të luftës. Ata nuk duan të jetojnë në një vend ku klima është e përshkuar me thashetheme se të gjithë po punojnë kundër nesh dhe që vazhdimisht kemi të mbrohemi”, thotë Todoroviç.

Atdheu i Sofija Todoroviç, Serbia, meriton një kapitull të veçantë. Krahas nacionalizmit të kudondodhur, këtu shtohet edhe sundimi autoritar i presidentit Aleksandar Vuçiç. Ai ka ndikim të madh në gjyqësor, në media dhe Kishën Ortodokse Serbe. Vuçiç përdor edhe marrëdhëniet e paqarta etnike në Ballkan. Todoroviç akuzon autoritetet politike se po i shfrytëzojnë “traumat që ende mbizotërojnë në rajon” për qëllime politike.

Çfarë duhet bërë që të rinjtë nga Evropa Juglindore të qëndrojnë dhe të përdorin energjinë e tyre të madhe për të ndihmuar në ndërtimin e vendit të tyre? Ne kemi nevojë për më shumë sundim të ligjit, më shumë drejtësi dhe më pak nacionalizëm, beson Todoroviç. Prandaj, nisma e saj fokusohet në edukimin politik, duke ofruar një pamje alternative të situatës.

“Ne tregojmë se paqja në rajon është e mundur, se ne mund të bashkëpunojmë me kolegët tanë nga vendet e tjera. Dhe se nuk duhet të përdorim përvojat e kaluara si armë kundër fqinjëve tanë, por mund t’i kthejmë ato në instrumente paqeje.”/DW

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme