Sociale 19 August 2024, 16:38 Nga VNA

Tubimi për vrasjen e Egli Progës, Policia bllokon disa rrugë të kryeqytetit

Ndaje në Whatsapp
Tubimi për vrasjen e Egli Progës, Policia bllokon disa rrugë

Policia ka njoftuar masat që do të marrë për mbarëvajtjen e protestës që do të zhvillohet sot në sheshin “Skëndërbej” për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Sipas njoftimit të policisë,  do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Policia apelon që shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për tu zhvilluar nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme