Sociale 18 August 2024, 15:10 Nga VNA

Zjarret në vend/ 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive

Ndaje në Whatsapp
Zjarret në vend/ 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar sot në vend janë 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive, ndërsa nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll.

Njoftimi

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll, ndërsa 6 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen vazhdimisht nga ekipet tona në terren. Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.

Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë 307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë. Gjithashtu, ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike.

Në këtë periudhë të favorizuar nga temperaturat e larta, ftojmë të gjithë qytetarët dhe veçanërisht fermerët të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse. Theksojmë se ndezja e zjarreve përbën një vepër penale dhe ndëshkohet sipas ligjit.

Autorët e këtyre veprave do të mbajnë përgjegjësi të plotë për rrezikun që i shkaktojnë jetës së qytetarëve, pronës, mjedisit dhe vlerave tona kulturore.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, dhe të gjitha institucionet e përfshira në sistemin e mbrojtjes civile, do të vazhdojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme, si në nivel kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar, për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme