Sociale 21 Gusht 2024, 17:36 Nga VNA

“Dua të promovimoj turizmin shqiptar”, spiunia ruse që u arrestua në Gramsh kërkon punë

Ndaje në Whatsapp
“Dua të promovimoj turizmin shqiptar”, spiunia ruse që u

Më 21 Gusht 2022 e gjithë vëmendja do të shkonte në Çekin të Gramshit, aty ku rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikail Zorin si dhe të ukrainasi Fedir Alpatov do të përplaseshin me ushtarët shqiptarë.

Prokuroria shqiptare i akuzoi ata për spiunazh dhe pretendoi se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare, ndërkohë që një vit pas ngjarjes Timofeeva dhe Alpatov do të linin burgun për t’u ndjekur në gjendje të lirë ndërsa 23 vjeçari Mikali Zorin vijon ende masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Svetlana Timofeeva tregon se prej një viti është duke jetuar në Shqipëri pa asnjë lloj dokumenti e për shkak të këtij fakti, veprimet e saj janë shumë të limituara.

Ajo tregon se ka kërkuar leje për punë, e cila nuk është aprovuar nga gjykata.

“Unë jetoj ne Shqipëri pa dokumente, me duhet njëherë në muaj të shkoj në komisariat, t’u tregoj qe ende jam këtu dhe pres. Kam kërkuar leje për të punuar nëpërmjet gjykatës, të marr dokumentet, vetëm për të bërë diçka zyrtarisht në Shqipëri por gjykata ma ndaloi. Po përdor kursimet nga jeta e kaluar por ato nuk janë pa limit. Nuk mund të vazhdoj kështu.  Unë kam kërkuar të punoj në turizëm, të promovoj Shqipërinë, të jem guidë, të bëj diçka këtu, por askush nuk më lejon.” –tha Timofeeva.

Lana tregon për gazetarin Xhensil Shkëmbi se jeta në Shqipëri për të është e mërzitshme edhe pse ajo nuk ka hequr dorë nga hobi i  saj për të vizituar vendet e braktisura dhe eksplorojë natyrën

” Është pak e mërzitshme sepse është vend i vogël, Sidomos kur je pa punë. Kam vizituar pothuajse çdo cep të Shqipërisë. Kam vizituar gjithçka, vende të braktisura, kam qenë në ishujt, parqet, pothuajse kudo.” –tregoi Svetlana.

Lana Sator, ashtu siç ajo ka emrin e blogut të saj ka një kërkesë për autoritetet shqiptare.

” Dua që ata të dëgjojnë prej meje se dua të nis punë, dua të me kushtojnë vëmendje, ata e shohin se unë kam mundësi të jetoj këtu dhe të promovoj turizmin, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për kërkesën time për refugjate. Jetoj pa dokumente pas një viti sapo dola nga burgu, nuk kam sigurime, nuk përdor dot bankën, nuk pranoj as dërgesa nga Ëestern Union. Ata mbase nuk u bëhet vonë për mua, por unë mund të jetoj ende. Por një ditë mund të mbarojnë paratë, çfarë do bëj?” –u shpreh ajo më tej.

Euronews Albania kontaktoi me prokurorin e çështjes Kreshnik Ajazi, i cili u shpreh se dokumentet e shtetases ruse janë të sekuestrua për shkak të masës së sigurisë” ndalim jashtë vendit “por Svetlana Timofeeva i është dhënë një dokument që mundëson veprimtarinë e saj në shtetin shqiptar në çdo institucion.

 

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme