Sociale 20 August 2024, 20:45 Nga VNA

Protesta për akses në aksin Thumanë-Kashar/ Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës sërish përplasje me policinë, plagoset një qytetar

Ndaje në Whatsapp
Protesta për akses në aksin Thumanë-Kashar/ Banorët e

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës dolën sërish në protestë ditën e sotmë për kërkesën e tyre që të kenë akses në autostradën Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar sërish aksin rrugor, ndërsa kanë nisur edhe përplasjet e para me Policinë.

Të shumtë ishin edhe forcat e policisë që ndodhen në vendin ku po protestojnë banorët, të cilët të pajisur edhe me skafandra, ku gjatë përplasjes u gjakos edhe një qytetar.

Banorët u shprehen të bindur që protestat nuk do t’i ndalojnë deri në përmbushjen përfundimtare të kërkesës së tyre.

Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar  Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme