Lifestyle 28 Nëntor 2024, 09:29 Nga VNA

Pse blejmë gjithmonë gjëra të reja edhe pse nuk kemi nevojë?

Ndaje në Whatsapp
Pse blejmë gjithmonë gjëra të reja edhe pse nuk kemi

Ekzistojnë 2 arsye kryesore pse njerëzit shpenzojnë më shumë para sesa duhet-ata duan të ndihen më mirë duke iu afruar kënaqësisë dhe në këtë mënyrë duket sikur largojnë dhimbjen.

Duke blerë një fustan të ri ose diçka më të shtrenjtë, si një telefon, ne e argëtojmë veten dhe shpërqëndrohemi nga problemet reale me të cilat mund të jemi duke u përballur.

Ka disa arsye pse ne ndjejmë një dëshirë të pashpjegueshme për të blerë gjithnjë e më shumë.

Ju shpresoni të impresiononi njerëzit e tjerë

Burimet natyrore janë të kufizuara dhe sa i përket teorisë së evolucionit të Darvinit, njerëzit duhet të garojnë mbi to dhe të përpiqen të pretendojnë sa më shumë që të jetë e mundur për mirëqenien e tyre. Por pasi të jenë përmbushur të gjitha nevojat tona themelore, konsumi përfundon duke i lënë vendin diçkaje tjetër. Kjo ka bërë që njerëzit të tregojnë pasurinë dhe rëndësinë e tyre për pjesën tjetër të botës, duke blerë gjithnjë e më shumë gjëra që në të vërtetë nuk u duhen.

Çfarë të bëni në këtë rast: Mos harroni se të ndiheni mirë është më e rëndësishme sesa të dukeni bukur. Le të jemi të sinqertë, një pulovër e shtrenjtë nuk ju bën të ndiheni më mirë në planin afatgjatë. Dhe ju me të njëjtat para, ju mund të kënaqeni në një udhëtim me miqtë.

Ju jeni xheloz për njerëzit që kanë më shumë

Neve na pëlqen të krahasojmë veten me njerëzit që na rrethojnë. Kjo na bën ‘‘detyron’’ që të blejmë gjëra vetëm sepse miqtë tanë i kanë, jo sepse na duhen vërtetë. Gjithashtu, ne jemi më egoistë sesa duam të pranojmë. Kur flasim për të kaluarën, gjithmonë përmendim “mbijetesën e më të fortit”, por në fakt nuk është shumë ndryshe sot. Ne kërkojmë të rrisim madhësinë e mbretërisë sonë personale duke blerë më shumë gjëra sesa të tjerët.

Ju ndjeni sikur nuk po e kontrolloni dot jetën

Ne besojmë se zotërimi i pasurive materiale do të na bëjë të ndihemi më të sigurt. Kjo është e vërtetë në rastin e nevojave tona themelore, si një çati ose veshje, por ne priremi të kemi ndjenjën se zotërimi i tepërt, do të na japë më shumë siguri. Edhe pse kjo mund të na japë një ndjenjë sigurie për një kohë të shkurtër, ajo është më pak e qëndrueshme sesa duam të besojmë.

Jeni të mërzitur

Arsyeja më e zakonshme për të blerë gjëra është e thjeshtë – mërzia. Kur nuk kemi ndonjë gjë tjetër për të bërë, kur nuk kemi një qëllim, ne thjesht marrim diçka të re për të rregulluar ditën tonë dhe ne besojmë se kjo do të na bëjë të lumtur.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme