Sociale 4 June 2026, 20:05 Nga VNA

Protestuesit publikojnë deklaratë: “Dorëheqja e qeverisë dhe pesë kërkesa të panegociueshme”

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit publikojnë deklaratë: “Dorëheqja e

Pas pesë ditësh protestash të pandërprera në Tiranë, organizatorët e lëvizjes kundër projektit të Zvërnecit dhe asaj që e cilësojnë si cenim të interesit kombëtar, kanë publikuar një deklaratë për shtyp ku shpallin zyrtarisht kërkesat e tyre dhe strukturën organizative të protestës.

Në deklaratë thuhet se lëvizja përfaqësohet nga një grup nismëtar dhe një grup koordinues qytetarësh, të cilët, sipas tyre, do të vazhdojnë ta çojnë kauzën përpara në përputhje me vullnetin e protestuesve.

Organizatorët shprehen se protesta ka lindur si reagim ndaj veprimeve të qeverisë dhe të klasës politike të tranzicionit, të cilat, sipas tyre, kanë dëmtuar interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Ata theksojnë se protesta organizohet dhe drejtohet nga qytetarë të lirë dhe se nuk pranojnë përpjekjet për ta etiketuar apo për ta paraqitur si një nismë të kontrolluar nga faktorë politikë.

Në fund të deklaratës paraqiten pesë kërkesat që organizatorët i cilësojnë të qarta dhe të panegociueshme:

1. Dorëheqjen e qeverisë.
2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
4. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
5. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Këto nuk janë kërkesa politike. Janë kërkesa për drejtësi, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar”, thuhet në deklaratë.

Organizatorët shtojnë se nuk pranojnë negociata mbi të drejtat themelore të qytetarëve dhe mbi pasuritë publike, ndërsa paralajmërojnë vijimin e protestave deri në përmbushjen e kërkesave të shpallura.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme