Sociale 2 June 2026, 14:52 Nga VNA

Popullsia tkurret dhe plaket më tej, ikën dhe 28 mijë persona në vitin 2025

Ndaje në Whatsapp

fgbgbfg.jpg

Popullsia e vendit po vijon tendencën tkurrëse pa kthim, e ndikuar nga si nga rënia e lindjeve, ashtu dhe nga emigracioni, kur reth 28.5 mijë veta kanë ikur në 2025-n, duke zbritur ata që janë kthyer.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2026 rezulton 2.335.930 banorë, duke pësuar rënie me 1,16%, krahasuar me 1 Janar 2025.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

* Shtesës natyrore, që për vitin 2025 ishte pozitive me +1.147 lindje më shumë se vdekje;
* Migracioni neto, i cili mbeti negativ me -28.531.

Raporti gjinor në lindje mbeti pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2026 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,7%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56%).
Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2026, Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri, Elbasani dhe Durrësi me nga 9,7%, 9,5% dhe 9,4% përkatësisht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë dhe për një plakje të vazhdueshme të popullsisë. Mosha mediane (që ndaj popullsinë përgjysmë) arriti në 45 vjeç në fillin të 2026-a, nga 44.3 vjeç në fund të 2025-s, duke iu afruar gjithnjë e më shumë mesatares europiane./Monitor.al/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme