Sociale 3 June 2026, 12:19 Nga VNA

Ambulanca bllokohet në oborrin e QSUT-së, një ditë pasi ministrja promovoi rikonstruksionin e urgjencës

Ndaje në Whatsapp

Një ambulancë është bllokuar sot në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mes trafikut të rënduar dhe automjeteve që lëvizin në ambientet e spitalit më të madh të vendit.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, publikoi një video ku promovonte rikonstruksionin e urgjencës së QSUT-së, duke folur për investimet dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Por ndërsa në rrjetet sociale servirej imazhi i një urgjence moderne, në terren një ambulancë nuk arrinte të lëvizte normalisht në oborrin e spitalit. Pamja krijon një kontrast të fortë mes propagandës së institucioneve dhe realitetit që përballin çdo ditë pacientët, familjarët dhe personeli mjekësor.

Në një kohë kur ministria flet për modernizim, teknologji dhe transformim të shërbimit, një ambulancë e bllokuar në hyrje të spitalit ngre pyetjen më të thjeshtë: çfarë vlere kanë videot promocionale kur urgjenca ngec në trafik para se të mbërrijë te pacienti? Për shumë qytetarë, kjo pamje ishte një përgjigje më bindëse se çdo video e zonjës Sala.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme