Sociale 25 November 2024, 21:15 Nga VNA

Protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe siguri për fëmijët

Ndaje në Whatsapp
Protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit,

Qindra qytetarë, mes tyre prindër dhe të afërm të viktimës, u mblodhën sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani. I mituri humbi jetën më 18 nëntor, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Protestuesit ngritën zërin kundër mungesës së sigurisë në shkolla, duke kërkuar masa konkrete për të mbrojtur fëmijët dhe për të përmirësuar kushtet e edukimit. Në mesin e protestës ishte edhe gjyshi i Martin Canit, i cili shprehu dhimbjen e thellë të familjes dhe bëri thirrje për vendosjen e drejtësisë.

“Ka qenë një humbje e madhe, e papërballueshme për familjen tonë. Martini ishte një fëmijë shembullor dhe humbja e tij është një plagë e madhe për ne dhe për shoqërinë. Ne u dogjëm, por shpresoj që të mos pësojnë të tjerë këtë fat,” tha ai, duke apeluar për ndërgjegjësim dhe veprime konkrete për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Protesta përfundoi me kërkesën unanime për një sistem arsimor që garanton siguri për nxënësit dhe përgjegjshmëri për autorët e ngjarjeve të dhunshme. Qytetarët theksuan se ngjarja tragjike e Martin Canit duhet të shërbejë si një alarm për institucionet përkatëse që të ndërmarrin masa parandaluese dhe të ofrojnë një mjedis të sigurt për fëmijët.

“Ne kërkojmë drejtësi për Martin Canin dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë,” u shpreh një nga prindërit pjesëmarrës në protestë.

Kujtojmë se Mario Përlleshi, i cili akuzohet për “Vrasje të kryer në rrethana cilësuese”, u arrestua pas një seance gjyqësore më 22 nëntor. Gjykata e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtares Lorena Çabej, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të miturin, i cili aktualisht ndodhet në spital për shkak të lëndimeve të marra gjatë konfliktit.

Sipas hetimeve paraprake, kamerat e sigurisë në zonë tregojnë se autori dyshohet të jetë larguar nga vendngjarja me ndihmën e disa shokëve dhe kushërinjve të tij. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të krimit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme