Sociale 25 Nëntor 2024, 19:22 Nga VNA

 “Te bëhemi bashkë për drejtësi hyjnore2”, motra e Egli Progës në protesën e qytetarëve:  Mos lejoni t’ju vriten të afërmit dhe të dashurit tuaj

Ndaje në Whatsapp
 “Te bëhemi bashkë për drejtësi hyjnore2”,

Motra e Egli Progës, i cili humbi jetën gjatë verës, iu bashkua sot protestës së qytetarëve para Ministrisë së Arsimit. Qytetarët u mblodhën për herë të dytë në shenjë proteste për vrasjen e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra një javë më parë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Në një fjalim emocionar, motra e Egli Progës, Jonida, bëri thirrje për drejtësi hyjnore. Ajo theksoi se duhet të gjenden përgjegjësit moralë për këtë akt tragjik dhe vuri në dukje virtytet e prindërve të Martinit, të cilët, ndryshe nga shumë të tjerë, nuk kërkojnë hakmarrje, por thjesht dëshirojnë të largohen nga ky vend.

Po ashtu, Jonida ngriti shqetësimin për mungesën e nënës së autorit në këtë tragjedi. Ajo pyeti pse ajo nuk ka folur, duke shtuar se një nënë duhet të ishte e para që të ngushëllonte dhe të përqafonte nënën e viktimës.

“Mua tashmë më njihni, vazhdoj të jemi motra e Egli Progës. Erdha sot për Martinin engjëllin e vogël të babit të tij dhe nënës së tij. Çfarë zemre duhet të ketë një nënë që nuk kërkon hakmarrje për kasapin e djalit të saj 14-vjeçar, dritën e syve të saj. A ka njeri në Shqipëri të ma thotë. Florina vajton, vajton dhe vetëm vajton dhe nuk kërkon asgjë.

Madje as drejtësi, e për çfarë duhet drejtësia pas ikjes së Martinit të vogël, për të edukuar babain e vrasësit apo nënën e tij që nuk duket askund në këtë tragjedi. Ku është Vilma Përlleshi, përse nuk flet, përse fshihet, përse nuk e përqafon Florinën që vetëm qan e qan dhe nuk fajëson askënd as ty zonjë që më dëgjon e fshihesh bashkë me babanë e vrasësit. Ku do gjeni ju prindër më të paqtë në rruzullin tokësor si prindërit e Martinit që nuk kërkojnë asgjë, që duan vetëm të ikin jashtë Shqipërisë dhe ta harrojnë këtë vend. Edhe familja ime iku nga Pogradeci, erdhi në Tiranë.

Jam këtu për të bërë thirrje publike. Ngrihuni dhe mos lejoni më t’ju vriten të dashur dhe të afërmit tuaj. Bëhuni bashkë për të kërkuar drejtësi hyjnore dhe jo juridike. Duam përgjegjës moral për vrasjen” – u shpreh motra e Egli Progës.

 

 

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme