Sociale 24 November 2024, 19:46 Nga VNA

Dështimi i qendrave të emigrantëve në Shqipëri: “The Guardian” raporton për kthimin e stafit italian

Ndaje në Whatsapp
Dështimi i qendrave të emigrantëve në Shqipëri:

Sipas një artikulli të fundit nga “The Guardian”, qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri si pjesë e një marrëveshjeje mes qeverisë italiane dhe shqiptare janë bosh prej javësh. Shumë oficerë policie dhe punonjës socialë italianë janë kthyer në shtëpi, duke e cilësuar praninë e tyre si të panevojshme.

Artikulli thekson se vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në qendra që nga hapja e tyre më 11 tetor, dhe shumica janë riatdhesuar për shkak të vendimeve të gjykatave që i cilësojnë ndalimet e tyre në Shqipëri si të paligjshme. Ndërkohë, partitë opozitare në Itali kanë kritikuar ashpër projektin, duke e quajtur “një katastrofë financiare” me një kosto prej rreth 1 miliard euro gjatë pesë viteve. Qendrat, të cilësuara nga Ursula von der Leyen si një model i ri për menaxhimin e migracionit, janë kthyer në simbol të grindjeve mes qeverisë italiane dhe gjyqësorit, ndërsa besueshmëria e kryeministres Giorgia Meloni është vënë në pikëpyetje.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme