Sociale 25 November 2024, 20:35 Nga VNA

Gjyshi i Martin Canit në protestë: Ne u dogjëm, por shpresoj që të mos pësojnë të tjerë këtë fat

Ndaje në Whatsapp
Gjyshi i Martin Canit në protestë: Ne u dogjëm, por shpresoj

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në një protestë paqësore për të kërkuar drejtësi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, i mituri me inicialet M.P.

Në mesin e protestuesve ndodhej edhe gjyshi i Martin Canit, i cili foli me dhimbje për humbjen e nipit dhe kërkoi vendosjen e drejtësisë. Ai tha se duhet të parandalohen ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

“Ka qenë një humbje e madhe, e papërballueshme për familjen tonë. Kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Martini ishte një fëmijë shembullor dhe humbja e tij është një plagë e madhe për ne dhe për shoqërinë. Ne u dogjëm, por shpresoj që të mos pësojnë të tjerë këtë fat,” u shpreh ai, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim.

Protesta përfundoi me kërkesën unanime për drejtësi dhe siguri më të madhe për fëmijët dhe familjet në komunitet.

Video

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme