Kronika 21 November 2024, 11:11 Nga VNA

Proda ndryshon edhe zv. drejtorët e policisë në qarqe./ Emrat

Ndaje në Whatsapp

Pas emërimit të 12 drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Ilir Proda ka zëvendësuar edhe disa nga zv.drejtorët në qarqe.

Edvin Ndreu shefi i komisariatit Nr.6 në Kombinat transferohet në Lezhë, duke u emëruar zv/drejtor qarku.

Oligert Torba, shefi i komisariatit të Kamzës emërohet zv/drejtor në Drejtorinë e Qarkut Fier. Hajri Kushe, ish-zv/drejtori i qarkut Shkodër emërohet si zv/drejtor në qarkun e Korçës.

Shefi i komisariatit të Shkodrës, Idriz Daulle, është transferuar zv/drejtor rëndi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Erion Ismaili, deri tani shef sektori i krimit ekonomik, tani zv drejtor i hetimit të krimit Tiranë.

Klodian Kondi emërohet zv.drejtor në Vlorë.

Disa prej tyre mund të shkojnë si specialist të thjeshtë në Drejtorinë Qëndrore të Policisë, ndërsa disa të tjerë mund të transferohen në Akademinë e Policisë.

Ndërkohë drejtorët e mëparshëm në qarqe të Policisë së Shtetit, si Tonin Vocaj, Ardjan Çipa, Ermal Muçaj, Gjovalin Loka dhe të tjerë janë çuar në departamentin e integrimit pranë Policisë së Shtetit, por mund të marrin edhe detyra të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme