Kronika 20 November 2024, 18:30 Nga VNA

I mituri që vrau 14-vjeçarin tek shkolla “Fan Noli” nuk përfiton gjykim të shkurtuar

Ndaje në Whatsapp
I mituri që vrau 14-vjeçarin tek shkolla “Fan Noli” nuk

I mituri M. Përlleshaj, i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit M. Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, nuk mund të përfitojë gjykim të shkurtuar, pasi akuza ndaj tij për "vrasje me dashje ndaj të miturit" parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Ky vendim është mbështetur nga një jurisprudencë e Gjykatës së Lartë, e cila ka refuzuar kërkesat për gjykim të shkurtuar për krime të rënda, edhe kur autori ka qenë i mitur.

Rasti ka shkaktuar shqetësim, pasi disa persona kishin shpërndarë informacion të gabuar që mund të përfitonte një dënim më të vogël. Në dy vitet e fundit, janë regjistruar të paktën pesë vrasje të kryera nga të mitur.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme