Kronika 20 November 2024, 11:20 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit, gjendet pistoleta me silenciator në makinën e djegur

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi mafioz i djalit të ish-gjyqtarit, gjendet pistoleta me

Arma tip pistoletë me silenciator me të cilën u qëllua për vdekje Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit i Gjykatës për Krime të Rënda, Fran Prendi është gjetur brenda makinës së autorëve, të cilët e dogjën pas atentatit mafioz në afërsi të Liqenit të Farkës.

Hetuesit janë duke vijuar kqyrjen e automjetit me shpresë për gjurmë të mundshme, por deri më tani skanë siguruar të dhëna që mund ti ndihmojnë për të identifikuar autorët. Klaudio Prendi u ekzekutua në automjetin e tij në rrugën Xhanfize Keko pak minuta pasi ishte ndarë nga një grup miqsh. Prokuroria po heton në disa pista për zbardhjen e ngjarjes.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme