Kronika 19 November 2024, 15:54 Nga VNA

Ekzekutimi i djalit të ish- gjyqtarit, dosjet e bujshme që shqyrtoi Fran Prendi

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i djalit të ish- gjyqtarit, dosjet e bujshme që shqyrtoi

Fran Prendi, ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda, djali i të cilit, Klaudio Prendi, u ekzekutua në një atentat mafioz gjatë natës në zonën e Xhamllikut, ka gjykuar çështje me rëndësi të madhe.

Ai iu bashkua Gjykatës për Krime të Rënda në vitin 2006 dhe ka dhënë vendime të forta, përfshirë dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij kriminal. Gjithashtu, ai dënoi me burgim të përjetshëm Salvatore Letizian, të njohur si "Picolo Letizia", pjesëtar i organizatës mafioze italiane Camorra, për masakrën e ndodhur në vitin 2015 tek Bulevardi "Zogu i Parë".

Për një kohë të gjatë, Prendi ka qenë nën mbrojtje të posaçme. Në vitin 2020, ai dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, përpara procesit të vettingut. Pas atentatit mafioz ku u vra i biri, krahas pistave të tjera, prokuroria po shqyrton edhe mundësinë e një hakmarrjeje për shkak të punës së tij si gjyqtar. Sipas hetuesve, ngjarja ka qenë e mirëorganizuar deri në detaje, duke treguar për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Klaudio Prendi u qëllua në automjetin e tij me silenciator, pak minuta pasi ishte larguar nga një lokal ku kishte qëndruar me miqtë. Autorët dogjën makinën e përdorur në krim, e cila mbante targa të huaja, në zonën e Farkës.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme