Kronika 18 November 2024, 20:02 Nga VNA

Eurojust reagon për aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e disa personave dhe zbulimin e laboratorit të drogës në Fushë Krujë

Ndaje në Whatsapp
Eurojust reagon për aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e

Eurojust ka reaguar për aksionin e fundit të realizuar nga SPAK që çoi në arrestimin e dhjetë anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge. Aksioni i realizuar gjatë fundjavës, përveç arrestimeve çoi në sekuestrimin e një laboratori të sofistikuar për përpunimin e kokainës në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.

Ky operacion është pjesë e një hetimi të mëparshëm të SPAK-ut, që ka zbuluar se rrjeti i krimit të organizuar ishte i përfshirë në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine përmes Italisë në Shqipëri, dhe nga aty në disa shtete të tjera evropiane. Eurojust ka ndihmuar në koordinimin e kërkesave për ndihmë të ndërsjellë ligjore ndërkombëtare, duke mundësuar bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe italiane për realizimin e këtij operacioni.

Reagimi i plotë i Eurojust:

Autoritetet shqiptare arrestuan dhjetë anëtarë të dyshuar të një rrjeti trafiku droge gjatë fundjavës në një operacion të mbështetur nga Eurojust. Po ashtu, u sekuestrua një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Shqipëri. Anëtarët e grupit të krimit të organizuar shqiptar (OCG) ishin të përfshirë në transportimin e kokainës nga Amerika Latine përmes Italisë në Shqipëri, nga ku ajo trafikohej në disa shtete të tjera evropiane.

Në vitin 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim ndaj këtij rrjeti. Ky hetim zbuloj se rrjeti ishte i përfshirë në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë nga Amerika Latine përmes porteve evropiane, me Shqipërinë si një portë hyrëse në tregun më të gjerë të drogës evropiane. Laboratori i sekuestruar po përpunonte dhe rafinonte droga për shitje në shumicë tek OCG të tjera nëpër Evropë. Aktualisht, po bëhet një vlerësim i volumin total të trafikimit të drogës dhe vlerës së shumicës.

Përveç laboratorit, u sekuestruan edhe këto sende:

Gati 50 tonë lëndë të papërpunuara për të fshehur narkotikë

Mbi 6 kg kokainë

Pothuajse 90 kg materiale të ngurta për përzierjen e drogës dhe 50 kg lëngje për përgatitjen e kokainës për shitje në shumicë

Pajisje laboratorike, si shtypëse, aceton, tubat e provës prej gome, materiale kimike, mikrovala dhe çanta paketimi

Mbi 50,000 euro në cash në valuta të ndryshme

Kartela bankare dhe telefonike, si dhe pajisje të ndryshme komunikimi celular

Gjashtë mjete transporti

Eurojust asistoi SPAK dhe autoritetet në Reggio Calabria për realizimin e kërkesave për Ndihmë të Ndërsjellë Ligjore nga Shqipëria në Itali. Kjo u realizua përmes Desk-ut Kombëtar për Italinë dhe Prokurorit të Lidhur Shqiptar pranë Agjencisë. Shqipëria është një nga dymbëdhjetë shtetet jashtë Bashkimit Evropian që ka një Prokuror të Lidhur pranë Eurojust në Hagë.

Operacioni i fundjavës së kaluar u realizua nga dhe në kërkesë të:

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme