Kronika 18 November 2024, 17:16 Nga VNA

Rasti i dytë brenda pak ditësh që sekuestrohen 1 mln euro në pikën kufitare të Muriqanit

Ndaje në Whatsapp
Rasti i dytë brenda pak ditësh që sekuestrohen 1 mln euro në
  • Arrestohet 36 vjeçari, tentoi të fuste 310 mijë euro ilegalisht në Shqipëri

Brenda pak ditësh është goditur rasti i dytë i futjes ilegalisht të mijërave eurove në Muriqan në pikën kufitare me Malin e Zi. Sot Policia ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për goditjen e një rasti të mosdeklarimit të parave që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Për këtë rast u arrestua shtetasi Fadil Halmusaj, 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.  Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që ditën e premte është goditur Ky është Plot 680 mijë e 595 euro janë tentuar të futen në Shqipëri nga Muriqani, pika kufitare me Malin e Zi. Paratë të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi janë tentuar të futen të fshehura në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme të një furgoni që drejtohej nga një 51 vjeçar nga Fushë Miloti.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme