Kronika 18 November 2024, 10:52 Nga VNA

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine, të arrestuarit njihen me masën

Ndaje në Whatsapp

Nis në Gjykatën e Posacme seanca për caktimin e masës së sigurisë për 10 të dyshuarit per trafik droge, ku 3 prej tyre janë nga Kolumbia dhe Venezuela.

SPAK goditi grupin kriminal që kishte ngritur një laborator përpunimi kokaine ne Qerekë te Fushë Krujës. Droga vinte nga Amerika Latina e tretur ne lëkurë bagëtish.

SPAK akuzon 4 persona si organizator të grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine dhe kishte ngritur një laborator përpunimi në Qerekë të Fushë Krujës. Ata janë Geis Fejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme