Kronika 17 November 2024, 19:00 Nga VNA

Të gjitha detajet e aksionit antidrogë, nga organizatorët tek laboratori i Qerekës. Pse SPAK mbajti larg policinë në 1.5 vite hetim?

Ndaje në Whatsapp
Të gjitha detajet e aksionit antidrogë, nga organizatorët tek

SPAK akuzon 4 persona si organizator të grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine dhe kishte ngritur një laborator përpunimi në Qerekë të Fushë Krujës. Ata janë Geis Fejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

Endi Sejdini pronar i një mobilerie dyshohet se kishte përshtatur një nga katet e banesës së tij si laborator. Ndërsa Ismail Abdurrahmani nga Shkodra Baki Huqi nga Durrësi dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit.

Tre shtetasit e huaj, Hiëlen Ledezma Narvaez, Joze Ramon Zacarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano mbërritën në Shqipëri për të bërë vecimin e kokainës nga lëkura e bagëtive ku ishte tretur.

Grupi përdorte si bazë një vilë luksoze në Kodrën e Diellit 2. Hetimet zgjatën më shumë se një vit e gjysmë. SPAK priti që në Shqipëri të mbërrinin të dyja ngarkesat, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor dhe vetëm pasi nisi procesi i ndarjes së kokainës, ndërhyri në laborator dhe bëri të mundur arrestimin e dhjetë të dyshuarve. Sipas SPAK Qereka u zgjodh si pikë strategjike, afër Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit, që lehtësonte trasportin, ndërsa mungonte monitorimi nga ajri.

“Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal”, theksoi SPAK.

Hetimi që u drejtua nga prokurori Adnand Xholi ishte ekskluzivitet i SPAK dhe nuk është ndarë asnjë e dhënë për policinë, për shkak të frikës së dekonspirimit. Madje, edhe raportimet mediatike bazuar në burimet policore, ishin të cunguara, për shkak se policia nuk kishte informacion mbi detajet e hetimit.

Ky aksion vjen disa javë pasi kreu i SPAK, Altin Dumani bashkë me një grup prokurorësh të Posacëm zhvilloi një vizitë në Brazil.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme