Kronika 18 November 2024, 18:32 Nga VNA

SPAK çon për gjykim ish-kryeinspektorin e Bashkisë Elbasan, Andri Mehja, për korrupsion pasiv

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim ish-kryeinspektorin e Bashkisë Elbasan,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur një kërkesë për gjykim ndaj Andri Mehjas, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", sipas nenit 259/2 të Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara nga SPAK për procedimin penal nr. 92, të vitit 2024, kanë zbuluar se më 15 prill 2024, Mehja ka firmosur dy vendime administrative brenda të njëjtës ditë. Vendimi i parë, nr. 12, kishte të bënte me prishjen e një objekti të kundërligjshëm të ndërtuar nga shtetasi V.N. në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh, ndërsa vendimi i dytë, nr. 13, parashikonte një gjobë prej 500,000 lekësh për të njëjtin person.

Sipas hetimeve, më pas, Andri Mehja ka shfrytëzuar detyrën e tij për të kërkuar dhe marrë një përfitim të paligjshëm financiar prej 250,000 lekësh nga V.N., në këmbim të uljes së gjobës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë. Kjo sjellje është akuzuar si një akt korrupsioni pasiv, ku i pandehuri ka abuzuar me funksionin e tij për të përfituar para në mënyrë të paligjshme.

Kërkesa për gjykim është paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dhe procesi do të vazhdojë në kuadër të hetimeve për luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme