Kronika 18 November 2024, 20:19 Nga VNA

Vrasja e adoleshentit tek Fan Noli/ Policia shoqëron 5 persona, mes tyre dhe tre të mitur

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e adoleshentit tek Fan Noli/ Policia shoqëron 5 persona, mes tyre

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat 5 persona, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes të bashkëmoshatarit të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.

Ata do të merren në pyetje për motivet e krimit, ndërsa dyshohet se gjithçka nisi nga një sherr në rjetet sociale. Ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë pranë shkollës nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushta dhe më pas me thikë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi ka ndodhur brenda 90 sekondave.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme