Kronika 18 November 2024, 22:44 Nga VNA

Vrasja e 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli” / Gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje: Ja çfarë i thanë oficerit të sigurisë të miturit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli” / Gazetarja

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Open” duke folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot ku një nxënës 14-vjeçar i shkollës Fan Noli humbi jetën pas një sulmi me thikë 150 metra larg objektit mësimor.

Lala u shpreh se mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes ka pasur një debat që të premten ku ata janë shtyrë, më pas ka pasur një debat mes tyre sot brenda shkollës dhe disa orë më pas konflikti agravoi duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.

“Një oficer policie që është marrë me hetimin e ngjarjes sot më tregoi se nxënësit kanë debatuar të premten, janë shtyrë.  Kanë debatuar me njëri-tjetrin sot, i ka thirrur oficeri i sigurisë dhe kanë thënë jemi sqaruar.  Nuk duhej të ishin lejuar të dilnin, duhej të thirreshin prindërit, në mënyrë që ky konflikt të mos degradonte”, tha Lala.

Ndërsa u shpreh se kemi një ngjarje shumë të rëndë, gazetarja tha se duhet të reflektojnë institucionet.

“Ka pasur një paketë për sigurinë në shkolla, e cila duket se u harrua rrugës. Ishte një paketë që arrestoheshin ata që shpërndanin drogë në shkolla, që ecnin me shpejtësi pranë shkollave, që shisnin pije alkoolike për fëmijët 13-14 vjeç.

Ne qasemi përditë me situata të tilla. Ky është një rast fatkeq, flagrant dhe shumë i rëndë. Por çdo ditë kemi raste të bullizmave, gjobvënieve, kërcënimeve, shantazheve me foto. Ne duhet të jemi vigjilent, nëse do të ishte ndërhyrë që të premten, nëse do të ishte ndërhyrë sot, nuk do të kishim agravim të situatës.

Kemi një viktimë, kemi një të plagosur, kemi edhe një autor që është fëmijë. Histori që nisin në rrjetet sociale, duken si histori banale në dukje, por që u mbyll në mënyrë tragjike. Historitë te të miturit nisin nga më banalet, pse bërë folloë në instagram apo tiktok, pse e pe ti atë dhe s’duhet ta shohësh”, tha Lala.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme