Politika 1 September 2025, 14:32 Nga VNA

Rama në Samitin e BLED: Këshilla Europës se ç'rrugë duhet të ndjekë

Ndaje në Whatsapp
Rama në Samitin e BLED: Këshilla Europës se

Në një Evropë të trazuar, ku kancelarët, presidentët dhe kryeministrat përplasen me dilema të mëdha mbi sigurinë, ekonominë dhe sfidat gjeopolitike, nga Bledi i Sllovenisë vjen një dritë shprese: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i tregon Europës se çfarë drejtimi duhet të marrë.

Në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit, Rama zbriti në skenë jo thjesht si një lider ballkanik që përfaqëson një vend ende jashtë BE-së, por si një lloj filozofi modern i cili, mes ironisë dhe kontradiktave, i dha Europës një këshillë të artë: të vendosë më në fund nëse do të thellohet në rrugën e saj apo të shpërbëhet copë-copë, me çdo shtet që bën zgjedhjen ekzistenciale se sateliti i kujt të bëhet.

Dhe, natyrisht, pyetja retorike e Ramës nuk mund të mungonte: pse nuk ishte Evropa në Brazil? Një reflektim që e vendos kryeministrin shqiptar jo vetëm në rolin e analistit global, por edhe në atë të një udhërrëfyesi për kontinentin e vjetër.

Mes paralajmërimeve për miq që rrezikojnë të humbasin dhe këshillës që Evropa duhet të jetë “më e hapur ndaj botës”, Rama i shton një dimension të ri politikës europiane: atë të një leksioni ballkanik për globalizimin. Në fund të fundit, kush më mirë se Shqipëria – një vend që ende pret në korridoret e anëtarësimit – mund t’i tregojë BE-së se si të mos humbasë rrugën?

Në Bled, Rama nuk foli thjesht për Evropën. Ai foli si Evropa, me një ton që të lë të kuptosh se, nëse kontinenti do të kishte nevojë për një “këshilltar special” për të ardhmen e tij, atë tashmë e ka gjetur: në Tiranë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme