Politika 1 September 2025, 14:00 Nga VNA

Monika Kryemadhi: Nuk do të kërkoj gjykim të shkurtuar në GJKKO, do të thërras shumë dëshmitarë me emra interesantë

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi: Nuk do të kërkoj gjykim të shkurtuar në

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK për shkak të masës së sigurisë, deklaroi se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por do të përballet në seancë gjyqësore me prokurorët e SPAK dhe do të thërrasë shumë dëshmitarë.

Kryemadhi është e pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta, nënën e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Ema Çokun dhe Piro Xhixhon.

“Do të kërkoj edhe shumë dëshmitarë të tjerë, përveç atyre që ka thirrur SPAK, sepse nga mbi 100 njerëz të thirrur, asnjëri nuk ka dhënë dëshmi kundër meje, zotit Meta apo të tjerëve,” tha Kryemadhi.

E pyetur se cilët janë dëshmitarët që do të thërrasë për t’u paraqitur para Gjykatës së Posaçme, Kryemadhi u shpreh se janë emra interesantë. “Tani është herët për t’i zbuluar si lajm, por janë emra interesantë. Për shembull, edhe kushëriri im nga Amerika. Një nga arsyet që kam kërkuar është përse ai nuk është marrë ende në pyetje. Prokurori tha se nuk ka ardhur në Shqipëri.”

Kryemadhi akuzoi SPAK-un për tejkalim kompetencash gjatë hetimit.

“Në anën time shoh shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash, përveç diskriminimit dhe intimidimit ndaj dëshmitarëve dhe institucioneve,” theksoi ish-deputetja, e cila tashmë është larguar nga jeta politike aktive.

 

 

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme