Politika 20 January 2026, 19:47 Nga VNA

Pacientja e dializës që u injorua në foltoren e Berishës për llogari të Spitalit Amerikan

Ndaje në Whatsapp
Pacientja e dializës që u injorua në foltoren e Berishës

Në foltoren e Sali Berishës, në zonën e Porcelanit në Tiranë, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, një zonjë mori mikrofonin dhe ndau shqetësimin e saj si paciente e dializës. Me një zë të fikur nga sëmundja, ajo foli për kushtet mizerabël në të cilat merr mjekimin, në bodrumet e Spitalit Amerikan, si dhe për mungesën e kujdesit gjatë këtij procesi delikat.

Nga kryetari i opozitës, të cilin ajo kishte ardhur ta mbështeste edhe pse e sëmurë, zonja priste të paktën një fjalë të mirë, ose një premtim se Partia Demokratike do të marrë masa për koncesionin skandaloz të dializës, të fituar nga Spitali Amerikan dhe Klodian Allajbeu.

Por Sali Berisha e injoroi pyetjen. Ndërsa Floriana, me idiotësinë që duket se e shoqëron në çdo qelizë të saj, ia devijoi mikrofonin pa asnjë pikë ndjeshmërie njerëzore një pjesëmarrësi tjetër në takim.

Sali Berisha, edhe si mjek, nuk e mori në konsideratë shqetësimin e një anëtareje të PD-së që, në një ditë të ftohtë dimri, kishte ardhur për ta përkrahur në një takim në zonën e Porcelanit. Të njëjtin qëndrim injorues mbajti edhe mjeku tjetër në podium, Ilir Alimehmeti.

Takimi vijoi sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pa asnjë vëmendje për zonjën që kishte ardhur për të gjetur ngushëllim dhe pak shpresë tek një opozitë që, edhe në një takim modest në një zonë të Tiranës, tregoi qartë se interesi i saj nuk janë hallet e njerëzve, por karriget e saj.

Përndryshe, mungesa e ndjeshmërisë ndaj problemeve të shëndetit nuk ka emër tjetër.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme