Politika 6 December 2025, 17:32 Nga VNA

Nga burgu, Meta qan hallin e marrëveshjes së detit me Greqinë: “Mos e trajtoni si tender sekret”

Ndaje në Whatsapp
Nga burgu, Meta qan hallin e marrëveshjes së detit me Greqinë:

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht i ndodhur në paraburgim, ka reaguar sërish lidhur me procesin e negociatave për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe veprime që, sipas tij, mund të dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Meta thekson se çështjen e ka ndjekur nga afër për 13 vite, nga pozita e ministrit të Jashtëm deri te posti i Presidentit të Republikës. Ai paralajmëron se vendimi i vitit 2020 për t'iu drejtuar Gjykatës së Hagës “për të gjithë çështjen” rrezikon të shfuqizojë dakordësitë e arritura në vitin 2018, përfshirë vijën e drejtë bazë dhe rreth 40 km² sipërfaqe detare të njohura asokohe.

Meta e cilëson çështjen e kufirit detar si “një interes kombëtar shumë më të thellë se vetë Deti Jon”, duke denoncuar sipas tij mungesën e transparencës së qeverisë dhe ndërprerjen e komunikimit institucional gjatë kohës kur ai ishte President.

Sipas Metës, në vitin 2018 palët kishin arritur disa dakordësi të rëndësishme, si:

njohja nga Greqia e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë, me efekt në 40 km² sipërfaqe detare,

përfshirja e Protokollit të Firences të vitit 1925 si bazë ligjore,

përcaktimi i parimit të distancave të barabarta, të korrigjuara me parimin e equitetit.

Ai shprehet se këto arritje rrezikohen të humbasin nëse Shqipëria shkon në Hagë për të gjithë paketën, pasi vija e drejtë bazë mund të kontestohet, duke iu referuar edhe paralajmërimeve të raportit të kompanisë ligjore britanike “Omnis Strategy”, e cila sipas tij është paguar 3 milion euro për vlerësimin e çështjes.

Meta ngre një sërë pyetjesh publike për institucionet shtetërore, duke kërkuar sqarim nëse:

Presidenti, Kuvendi apo komisionet parlamentare kanë marrë raportin e plotë të “Omnis Strategy”,

ekziston një draft i marrëveshjes speciale i propozuar nga pala greke,

grupet negociatore janë ngritur dhe po funksionojnë sipas Kushtetutës,

Shqipëria do të shkojë në Hagë “për të gjithë çështjen” apo vetëm për pikat ku nuk ka dakordësi.

Ai thekson se vendimi i kryeministrit për të dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është, sipas tij, jashtë kompetencave kushtetuese, në mungesë të autoritetit të posaçëm dhe pa ngritjen e një grupi negociator të ligjshëm.

Në fund të reagimit, Meta i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve që të veprojnë me transparencë dhe profesionalizëm. 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme