Politika 5 December 2025, 16:31 Nga VNA

SPAK përgënjeshtron Veliajn: Ish kryebashkiaku është njohur me dosjen, avokatë munguan në 8 seanca

Ndaje në Whatsapp
SPAK përgënjeshtron Veliajn: Ish kryebashkiaku është njohur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar sot një njoftim zyrtar lidhur me zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024, ku i pandehur është Erion Veliaj, së bashku me persona të tjerë të hetuar në këtë dosje.

Sipas Prokurorisë, procedimi penal është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë më 10 shtator 2025, ndërsa seanca e parë e gjykimit paraprak u caktua për 29 shtator 2025. Megjithatë, deri në këtë fazë janë shtyrë tetë seanca gjyqësore, të cilat – sipas njoftimit – janë shkaktuar nga mungesat e pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve dhe kërkesa të konsideruara të pabazuara nga ana e tyre. Këto shtyrje kanë penguar mbylljen e gjykimit paraprak brenda afateve ligjore të Kodit të Procedurës Penale.

Në qëndrimin e saj zyrtar, Prokuroria i është përgjigjur edhe pretendimeve të Erion Veliajt lidhur me njohjen me aktet e procedimit. Institucioni deklaron se ka zbatuar plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 324 dhe nenet 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale, duke njoftuar në kohë si të pandehurin, ashtu edhe avokatët e tij për përfundimin e hetimeve dhe të drejtën për t’u njohur me dosjen.

Prokuroria sqaron se më 24 korrik 2025, mbrojtësit e Veliajt kanë marrë pa pagesë një kopje të akteve të plotë të dosjes nr. 27/2024, fakt i pasqyruar në procesverbalin zyrtar të asaj date. Po ashtu, më 10 tetor 2025, avokati i zgjedhur i të pandehurit ka kërkuar edhe materialet shtesë të hetimeve të kryera nga data 24 korrik deri në shtator 2025, duke pohuar në kërkesë se sipas njoftimit të 23 korrikut, atyre u ishte vënë në dispozicion një USB me aktet hetimore.

Prokurorët theksojnë se çdo komunikim apo keqkuptim i mëtejshëm mes të pandehurit dhe mbrojtësve është çështje e marrëdhënies së tyre profesionale dhe nuk lidhet me organin procedues, i cili – sipas deklaratës – ka respektuar plotësisht detyrimet ligjore.

Në përfundim, Prokuroria e Posaçme rithekson angazhimin për zhvillimin e një procesi të rregullt, transparent dhe në përputhje me ligjin, ndërsa çështja “Veliaj” vijon të mbetet në fazën e gjykimit paraprak.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme