Politika 6 December 2025, 13:39 Nga VNA

Berisha tjetër mesazh Salianjit: Asnjë takim privat s’më impresionon. Me Alimehmetin u takova, ja çfarë i thashë

Ndaje në Whatsapp

Berisha tjetër mesazh Salianjit: Asnjë takim privat s’më

Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, në deklaratën për mediat ka lëshuar një tjetër mesazh për grupin e “kafes” në PD se asnjë takim privat nuk e impresionon dhe se do dëgjohet çdo zë që sipas tij është brenda forumeve. Ai pranoi se është takuar me Ilir Alimehmetin, i cili është një nga personat që zhvillon takime me demokratët, ndërsa tha se nuk i ka sjell asnjë platformë për ta përmirësuar partinë.

“Nuk i mbyllet njeriu goja. E vetmja kërkesë është që kjo analizë të bëhet brenda partisë. Asnjë takim privat nuk më impresionon, absolutisht. Ndërkoh do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve. Kjo është detyra ime, ky është parim për çdo forcë politike demokratike. Por ata që zgjedhin privaten, kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Pas analizës do shkojmë në kongresin zgjedhor. Po ka mendime të qarta, do ndahen funksionet, Dhe të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD, me vullnetin e demokratëve. Po e kam takuar Ilir Alimehmetin, anëtarëi i kryesisë Ervin Salianji nuk e kam takuar. Alimehmeti nuk më ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kamë thënë ato që u kam thënë ju. Ne kemi një statut, kemi një vullnet. Për asnjë lloj qëndrimi unë Edi Ramës nuk i jepja material kundër raportit të OSBE”, tha kreu i PD.

Duke pretenduar se PD nuk është një parti e “gjahut të shtrigave”, Berisha tha se PDnuk mund të mbyll sytë për ata që u larguan tek PS gjatë fushatë. Ndonëse ata tashmë janë në radhët e socialistëve dhe të punësuar në administratë, kryedemokrati u shpreh se do japin llogari.

“Absolutisht ne nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por ne symbyllas nuk jemi. Ju e patë vetë, mbaruan zgjedhjet pati nga ata demokratë që kishin dhe rrogën e deputetit të Partisë Demokratike, të tjerë anëtarë kryesie që shkuan dhe u punësuan, u bënë drejtora, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit. Pati të tjerë dhe këto më mirë se unë i di vetë struktura që gjatë fushatës nuk punuan një ditë. Nuk kanë punuar një ditë. Pati të tjerë që shkuan me pushime në fushatë elektorale, apo dhe që punuan për PS. Natyrisht këta do të japin llogari dhe do jenë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Ne jemi parti e mendimit të hapur në nuk vdesim kurrë, sepse jemi parti e vlerave të lirisë. Do ketë diskutim, me dhjetra e qindra diskutime”, tha Berisha.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme