Politika 5 December 2025, 14:16 Nga VNA

Shëndetësisë po i del tymi por nuk është i cigares zonja ministre

Ndaje në Whatsapp
Shëndetësisë po i del tymi por nuk është i cigares

Ndërsa spitalet e vendit përballen çdo ditë me mbingarkesë, mungesë personeli dhe pacientë të shtrirë në korridore prej mosfunksionimit të sistemit, vëmendja e Ministrisë së Shëndetësisë u përqendrua dje tek cigaret e deputetëve.

Një telefonatë anonime për duhanin brenda ambienteve të Parlamentit mjaftoi që Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të zbarkonte me urgjencë në bar-kafen e Kuvendit. Deputetë të lodhur nga seanca maratonë kishin ndezur cigare, duke shkaktuar një debat mes Gazment Bardhit dhe ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Kryetari i Kuvendit ndërhyri duke kërkuar largimin e inspektorëve, duke pranuar se duhani nuk lejohet, por procedura ishte e gabuar.

Por ndërsa inspektorët kontrollonin barin e Parlamentit, jashtë mureve të politikës vendi përballej me një tragjedi të vërtetë: humbjen e jetës së një 15-vjeçari, një ngjarje që kaloi pothuajse në heshtje institucionale.

Halla e djalit ka bërë një reagim të fortë, duke akuzuar institucionet se nuk shkuan as policia, as media, e asnjë psikolog pranë familjes. Madje gjyshja e të miturit kishte kërkuar për orë me radhë ndihmë të specializuar mjekësore për nipin që dergjej në spital. Por ministrja e Shëndetësisë kishte të tjera prioritete: asaj i duhej të shfaqej si flamurtare për cigaret e deputetëve në kafenenë e parlamentit. Që sigurisht është një akt që duhet dënuar dhe paguar gjoba përkatëse. Por a vlen ky show përballë gjendjes alarmante të shëndetësisë? A vlen që të bëhet gjithë kjo gjurulldi nga kreu i parlamentit dhe ai i grupit parlamentar të PD-së për një aksion për duhanin, kur i gjithë sistemi shëndetësor është thuajse në kolaps?

Sa i kushton ministres të dalë të inspektojë spitalin onkologjik dhe kushtet e trajtimit të pacientëve atje? Apo duhet patjetër të bjerë në sy me këto aksione qesharake, të ngjashme me ato të monopatinave elektrike të ministres së Brendshme, ndërsa vendi tronditet çdo ditë nga vrasjet?

Në këtë situatë na mbetet të themi: ju rrofshin aksionet dhe diplomat, se sa për detyrën dhe ndërgjegjen qytetare – një dreq e di ku e keni çuar.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme