Politika 24 August 2025, 09:37 Nga VNA

Loja e grupeve parlamentare – ekuacioni i fundit i Berishës ndërsa ende asnjë analizë për zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Loja e grupeve parlamentare – ekuacioni i fundit i Berishës

Para se të bjerë zilja e parë e legjislaturës së re, Sali Berisha ka përpara një ekuacion të ndërlikuar: si t’i mbajë të kënaqur aleatët historikë që ai vetë i futi në Kuvend, por që sot duan diçka më shumë se një ulëse, duan edhe një grup parlamentar më vete.

Ilir Meta tashmë e ka shpallur formimin e grupit të tij. Fatmir Mediu, me kujdesin e zakonshëm republikan, konfirmon se po bisedon me Partinë Demokratike për krijimin e të tjerëve. Arsyeja? Sipas tij, “dy ose tre grupe parlamentare” nuk janë luks, por një mënyrë për të funksionuar më mirë si opozitë.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh dy apo tre grupe parlamentare? Asgjë më shumë se një procedurë administrative që të jep disa privilegje: më shumë kohë për të folur, më shumë zyra, staf të dedikuar dhe, mbi të gjitha, një karrige në Konferencën e Kryetarëve. Në praktikë, është një lojë aritmetike për më shumë mikrofona e minuta televizive. Fuqi reale? Vetëm nëse këto grupe koordinohen. Përndryshe, mbeten një teatër i brendshëm fjalimesh, ku secili do podiumin e vet, por thotë të njëjtën gjë.

Berisha, ndërkohë, duhet të zgjedhë shpejt. Jo vetëm për të zgjidhur këtë “dilemë procedurash”, por edhe për të përcaktuar se si Partia Demokratike do të sillet me Kuvendin që, sipas tij, është produkt i një “farce elektorale”.

Dhe këtu qëndron ironia më e madhe: ndërsa PD shpërndan grupe parlamentare për aleatët, vetë nuk ka arritur ende të mblidhet si grup i saj, as të bëjë një analizë serioze për zgjedhjet dhe rezultatin. Në vend që të merret me bilancin e humbjes dhe rrugën e re opozitare, PD duket më e angazhuar në shpërndarjen e privilegjeve, si një kompani që jep franchise të reja, ndërkohë që marka e saj kryesore ende nuk ka bërë inventarin.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme