Politika 22 Gusht 2025, 18:11 Nga VNA

Belind Këlliçi “ringjallet” me sulme ndaj Ramës, ndërsa garon për zemrën e Berishës dhe karrigen e kryetarit të grupit – aty ku vendos jo vota, por servilizmi

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi “ringjallet” me sulme ndaj Ramës,

Belind Këlliçi është bërë prapë i gjallë sot, në përpjekjet e fundit për të fituar zemrën e Sali Berishës dhe për t’u zgjedhur kryetar i grupit parlamentar. Me një deklaratë të gjatë, ai sulmoi Edi Ramën, duke e shpallur autokrat, shantazhues të gjyqtarëve dhe kreun e “Narkoshtetit të parë të Europës”. Në narrativën e Këlliçit, kryeministri nuk merret më me reforma, por i ka shpallur luftë personalisht gjyqtarëve që guxojnë të mos i binden.

Deri këtu gjithçka duket si një mision fisnik për të mbrojtur drejtësinë nga presioni politik. Por problemi është se Këlliçi ka kujdes të shohë vetëm gjysmën e filmit. Sepse, nga ana tjetër, Sali Berisha, njeriu nga i cili varet edhe e ardhmja e tij politike, nuk lë ditë pa sulmuar prokurorët e SPAK, të cilët i quan “vegla të Ramës”, “mercenarë të Sorosit” dhe “bandë të inkriminuar”. Gjyqtarët e GJKKO-së janë për të “të shitur”, çdo vendim kundër tij është “politik”, dhe çdo proces gjyqësor është “komplot”.

Pra, Rama i turpëron gjyqtarët duke i etiketuar si pengesa për integrimin, Berisha i sulmon duke i shpallur armiq personalë, dhe Këlliçi, në vend që të mbajë një standard të njëjtë, zgjohet vetëm për një anë të medaljes. Përballë Ramës është “i gjallë”, përballë Berishës është “i shurdhër”. Një opozitar që pretendon se mbron drejtësinë, por që në fakt sheh vetëm aty ku e çon interesi personal.

Kështu, drejtësia shqiptare gjendet e sulmuar nga të gjitha anët: një kryeministër që e shantazhon me arrogancën e pushtetit, një ish-kryeministër që e kërcënon nga frëngjia e akuzës, dhe një Belind Këlliçi që bën sikur është rojtari i saj, por në realitet është thjesht aktori i dorës së dytë në teatrin e partisë. Një figurant që del në skenë vetëm për të recituar refrenin kundër Ramës, e që zhduket sapo Berisha fillon monologun e tij të zakonshëm.

Në fund, Këlliçi mbetet “i gjallë” me orar politik: ndizet vetëm kur shefit i duhet drita dhe fiket sapo shefi tjetër hap gojën. Një opozitar me bateri të komanduar, që më shumë bën për tallje sesa për politikë.

Video

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Nuk e dimë se çfarë pronash ka sekuestruar SPAK, se Linda është me qira

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme