Politika 20 August 2025, 21:00 Nga VNA

Projektligji i ri “çliron” ministrat nga firmat, reformë apo për të larguar frikën nga SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Projektligji i ri “çliron” ministrat nga firmat, reformë

Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e firmave dhe përgjegjësisë së drejtpërdrejtë, pasi vendimmarrja do t’u delegohet drejtuesve të drejtorive të sektorëve të ndryshëm. Kjo parashikohet në një projektligj të ri për funksionimin e administratës shtetërore, i cili synon transformimin e mekanizmit të vendimmarrjes brenda ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Sipas Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, qëllimi është rritja e efikasitetit dhe cilësisë së punës në administratë, përmes transferimit të përgjegjësisë në nivelet menaxheriale të mesme. Me përjashtim të rasteve kur ligji kërkon ndryshe, ose kur ministri apo sekretari i përgjithshëm vendosin shprehimisht që të mbajnë përgjegjësinë vetë, vendimet do të firmosen nga drejtorët përkatës.

“Objektiv është transferimi i vendimmarrjes në nivelin menaxherial të mesëm të institucionit, shoqëruar me rritjen e përgjegjësisë dhe lehtësimin e barrës së shtuar mbi pozicionet e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm. Qëllimi i propozimit është përmirësimi e përgjithshëm i punës së institucioneve, rritja e efiçencës, në veçanti i cilësisë së vendimmarrjes, përgjegjësisë për këtë vendimmarrje, por edhe i cilësisë së kontrollit hierarkik. Nënpunësi i ngarkuar i drejtorisë do të realizojë punën përgatitore dhe do të propozojë vendimmarrjen, drejtori përkatës do ta marrë vendimin, duke miratuar vendimin e propozuar apo marrë një vendim ndryshe”-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin”, thuhet në relacionin shpjegues të ministrisë.

Me këtë nismë, nëpunësit e ngarkuar do të përgatisin materialet, do të propozojnë zgjidhje, ndërsa drejtori do të firmosë vendimin, qoftë duke e miratuar propozimin, qoftë duke e ndryshuar atë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të sjellë realisht përmirësim në administratën publike, apo do të shërbejë vetëm si mburojë për zyrtarët e lartë. Sepse, ndonëse urdhrat mund të mos mbajnë më firmën e ministrave, ata mbeten hartuesit dhe drejtuesit politikë të politikave që zbatohen nga ministritë.

Dhe në rast të ndonjë afere korruptive, do të jetë drejtori firmëtar ai që do të merret në pyetje nga drejtësia, jo titullari që e ka urdhëruar “me gojë” apo që ka emëruar drejtorin.

Me gjasë, projektligji ka ardhur si përgjigje ndaj goditjeve të fundit të SPAK, që ka çuar pas hekurave apo në arrati jo pak ish-ministra të qeverisë. Në njëfarë mënyre, duhej gjetur një formulë për t’u hequr frikën nga prangat atyre që do të vazhdojnë në mandatin e katërt.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme