Politika 20 August 2025, 19:15 Nga VNA

Ramës nuk i del inati me gjykatësin Hazbi Balliu, kësaj radhe komenton kohën që u desh të marrë vendimin

Ndaje në Whatsapp
Ramës nuk i del inati me gjykatësin Hazbi Balliu, kësaj radhe

Kryeministrit Edi Rama nuk i del e keqja me gjyqtarin e gjykatës Administrative, Hazbi Balliu, për vendimin që lidhet me pallatin e konfiskuar nga KKT-ja. Në një reagim tjetër në facebook, kryeministri kësaj radhe ka komentuar kohën që i është dashur gjykatësit për të marrë vendimin që sipas tij është i gabuar.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjyqtarit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar, sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurt nga tërmeti, nuk ka pasur viktima. Kësisoj, sipas tij, puna mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje… shohim e bëjmë” – shkruan Rama.

Bëhet fjalë për një hotel 6-katësh pranë Liceut Artistik, ku qeveria kishte planifikuar të vendoste Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Por, sado i gabuar të jetë një vendim gjykate, rruga e shtetit është vetëm një, gjykata. Vetëm se Rama, i mësuar prej katër mandatesh të japë urdhra e të tjerët t’i zbatojnë, duket se harron se drejtësia nuk është në varësinë e tij. Reagimet e njëpasnjëshme, më shumë se çdo gjë tjetër, tregojnë maninë e një kryeministri që, kur nuk i pëlqen vendimi, e kthen në spektakël publik. Sepse në Shqipëri, edhe gjykatësit e kanë të vështirë të shpëtojnë nga statuset e tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme