Politika 20 August 2025, 20:31 Nga VNA

Opozita drejt fundit të pushimeve, aksioni opozitar në duart e Flamur Nokës dhe Tedi Blushit

Ndaje në Whatsapp
Opozita drejt fundit të pushimeve, aksioni opozitar në duart e Flamur

Pas një vere të gjatë reflektimi e qetësie, opozita duket se po mbyll pushimet dhe po përgatitet të rikthehet në skenën politike. Të paktën kështu lë të kuptohet takimi i zhvilluar mes sekretarit të PD-së, Flamur Noka, dhe atij të PL-së, Tedi Blushi. Dy orë takim mes dy sekretarësh duket një shenjë e qartë se “aksioni opozitar” është në horizont.

Takimi është zhvilluar në selinë blu, rreth mesditës, ku mësohet se diskutimi është përqendruar tek përshkallëzimi i aksionit opozitar, si në parlament, ashtu edhe në terren. Nisma që mund të nisë në seancat e para të shtatorit, me mundësinë e rikthimit të protestave “kombëtare”, si pjesë e një lëvizjeje të përbashkët opozitare.

Duket se deti dhe dielli u kanë shërbyer për të reflektuar më thellë mbi strategjitë e reja politike. Sepse, përtej retorikës për mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit, opozita nuk kreu asnjë analizë serioze për të kuptuar pse shqiptarët zgjodhën të mos i votonin. Dhe me gjasë, një analizë e tillë nuk do të ndodhë as në sesionin e ri.

Me dy kryetarët e partive kryesore të zënë me përballje me drejtësinë, skena opozitare duket se do të menaxhohet nga dy besnikët e tyre të pandashëm, Noka dhe Blushi. Përveç përkushtimit të palëkundur ndaj kryetarëve, ata ndajnë edhe një tjetër tipar të përbashkët, impulsivitetin dhe pasionin në stilin e të bërit politik, që shpesh i afron më shumë me një imitim që duan t’u bëjnë kryetarëve të tyre.

Të dy janë futur në Kuvend falë listave të mbyllura, por mbetet për t’u parë nëse do të jenë në gjendje të bindin qytetarët me “aksionin e ri opozitar”. Nëse ky do të jetë ndonjëherë më shumë se një vazhdim i vjetër i lodhur me parrulla të reja në pankarta, sepse fytyrat në krye të aksioneve do janë të njëjtat.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme