Politika 21 August 2025, 12:58 Nga VNA

Berisha: “AKSHI është sipërmarrja private e Ramës, Shima në qendër të interesave mafioze”

Ndaje në Whatsapp
Berisha: “AKSHI është sipërmarrja private e Ramës,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në një strukturë mafioze dhe private, ku interesat përplasen mes njerëzve pranë qeverisë.

Berisha ndaloi veçanërisht te rasti i ish-zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima, duke e cilësuar si një figurë kyçe në dosjet e tenderave dhe interesave që lidhen me njerëz pranë Ramës.

“Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, u përpi nga lajmi për ish-zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima. Ky ishte një person në qendër të ciklonit, që dinte çdo gjë për Armand Fangun, për Gerond Meçen, por edhe për dy zonjat aty – Mirlinda Karçanajn dhe drejtoreshën juridike, motrën e Ergys Agasit, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Ballkanit,” – tha Berisha.

Ai shtoi se Shima u shkarkua më 19 mars 2024, në të njëjtën ditë kur Mirlinda Karçanaj kaloi një seancë të zgjatur pyetjesh në SPAK. “Pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi menjëherë, pa dhënë asnjë motiv,” – deklaroi kreu i PD-së.

Duke folur për tenderat e fituar nga kompania ABS e Gerond Meçes, Berisha theksoi: “Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës. Janë dokumentuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, ndërsa Meçe ka marrë 46 milionë euro tendera sekrete, pa garë. Në regjistrime ambientale përmendet se tenderat i përcakton baxhanaku i Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda Rama ka pasur takime me prokurorin Mara që hetonte dosjen e Fangut.”

Berisha e cilësoi AKSHI-n si një “vorbull interesash mafioze” dhe akuzoi Ramën se e përdor këtë strukturë si pronë personale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme