Politika 21 August 2025, 17:32 Nga VNA

Berisha i "fal" dhe tre deputetë të tjerë Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
Berisha i "fal" dhe tre deputetë të tjerë Ilir

Miku i mirë në ditë të vështirë. Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës edhe pas humbjes së zgjedhjeve.

Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, doktori do i japë  3 deputetë hua aleatit të tij, të betejave te vjetra për të krijuar një grup parlamentar.

“Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. 

Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, konfirmoi në një intervistë për Top Channel, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

Në prag të legjislaturës së re Sali Berisha është ende i paqartë për rrugën në të cilën do të ecë Partia Demokratike.

“Në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse”, paralajmëroi, kreu i PD-së, Sali  Berisha kur u pyet se çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës në Parlament.

“E vetmja rruge që duhet të ndjekë opozita është asnjë hap pas. Këtu i referohem betejës e Stalingradit. Nuk do ketë nga Partia e Lirisë bojkot apo dorëzim mandatesh sepse ky eksperiment i kryer rezultoi tradhti jo vetëm ndaj opozitës dhe vendit. Sigurisht do ketë protesta dhe sigurisht do ketë aksion të fortë politik”, deklaroi Blushi për Top Channel.

Për të krijuar një grup parlamentar duhen së paku 7 deputetë, ku gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se demokratët janë të gatshëm që të njëjtën praktikë ta ndjekin edhe me aleatët e tjerë për të marrë bonuset që jep rregullorja e Kuvendit ku deputetët e Partisë Demokratike do të transferohen drejt aleatëve të tjerë që Sali Berisha i strehoi në listë si Mediu, Dule dhe deputeti i Dukës, duke bërë që në legjislaturën e re opozita të ketë më së paku tre grupe parlamentare./TCH.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme