Politika 22 August 2025, 22:13 Nga VNA

Vendimi i mbajtjes në burg/ Ilir Meta sulmon gjyqtarin Çela: Noter i SPAK-ut, akt politik dhe mashtrim

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i mbajtjes në burg/ Ilir Meta sulmon gjyqtarin Çela: Noter i

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për mbajtjen e tij në masë sigurie, duke e cilësuar atë si një akt të motivuar politikisht dhe të mbështetur në akuza të pabaza. Meta e përshkruan Çelën si “noter të SPAK-ut”, duke theksuar se vendimi është pjesë e një procesi të padrejtë dhe të manipuluar.

Në deklaratën e tij, Meta kundërshton fuqishëm pretendimet se lirimi i tij do të ndikonte te dëshmitarët, duke bërë me dije se shumica prej tyre nuk janë më pjesë e Partisë së Lirisë dhe disa madje janë të lidhur me Partinë Socialiste. Ai përmend emra konkretë të ish-anëtarëve të partisë që tani janë në kampin kundërshtar, si dhe akuzon për përpjekje për të justifikuar “pengmarrjen” e tij politike nga regjimi i Edi Ramës.

Meta nënvizon se ky është një “mashtrim publik” dhe paralajmëron se do të zbulojë të gjitha mashtrimet dhe manipulimet pas procesit gjyqësor, i cili sipas tij është “farsa gjyqësore e shekullit” me “zero prova, zero fakte penale dhe zero dëshmitarë kundër tij”.

Ai përfundon duke ftuar Partinë e Lirisë të përshkallëzojë denoncimet për aferat korruptive të qeverisë dhe “kapjen e drejtësisë” nga Edi Rama.

Mesazhi plotë i Ilir Metës:

Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.

Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.

E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.

????. ???????????????????????? ????????????????????????????????????????, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.

????. ???????????????????? ????????????????????????????????????????, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.

????. ???????????????????? ????????????̧????, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).

????. ????????????. ???????????????????????? ????????????????????, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.

????. ????. ???????????????? ????????????????, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.

Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.

Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.

Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.

Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ???????????????? prova, ???????????????? fakte penale dhe ???????????????? dëshmitarë kundër Ilir Metës.

Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë”, thuhet në mesazh.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme