Politika 23 August 2025, 17:44 Nga VNA

Veliaj në burg/ PD kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Veliaj në burg/ PD kërkon zgjedhje të parakohshme në

Erion Veliaj prej 7 muajsh tashmë në qeli, bashkia e Tiranës vijon të drejtohet nga nënkryetarë. Nga selia blu nënkryetari demokrat i këshillit bashkiak, Dorian Teliti kërkoi zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

“Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci. Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe. Pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje!  “

Duke iu referuar shifrave të shpenzuara nga bashkia në 7-mujorin e parë të vitit, Teliti akuzoi se paratë kanë shkuar për luks dhe jo për problemet e qytetarëve.

Sipas tij kjo situatë zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakoshme në Tiranë. “Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca.Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve. 13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur.

Ndërkohë, investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht. Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim.

Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci.

Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë: zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Teliti. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme