Politika 14 October 2025, 17:27 Nga VNA

Kur Kushtetuta bëhet objekt flirti mes mazhorancës dhe opozitës. Peleshi prish “romancën institucionale” Spiropali- Bardhi

Ndaje në Whatsapp

Kur Kushtetuta bëhet objekt flirti mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur t’i japë fund një “bashkëpunimi institucional” që kishte nisur në mënyrë po aq absurde sa të pazakontë – mes Elisa Spiropalit dhe Gazment Bardhit. Me një vendim të prerë, Peleshi ka refuzuar kërkesën e opozitës për të qenë pjesë e seancës së Gjykatës Kushtetuese më 16 tetor, ku do të shqyrtohet çështja e mandateve të anëtarëve të këtij institucioni.

Në thelb, Parlamenti ka interes të drejtpërdrejtë për këtë çështje dhe, sipas ligjit, duhet të përfaqësohet nga një i deleguar i Kryetarit të Kuvendit. Por Peleshi ka zgjedhur të mos përfshihet në një seancë që, siç duket, po kthehej në një teatër me dy aktorë kryesorë të zakonshëm të politikës shqiptare: Spiropalin dhe Bardhin.

Në korrikun e vitit të shkuar, në një prej kërkesave më të çuditshme parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike i kishin kërkuar ish-kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali që, përveç përfaqësuesit zyrtar të Kuvendit, të përfshihej edhe një përfaqësues i tyre në seancën e Kushtetueses. Me fjalë të tjera, të “bashkëinvestonin” me socialistët në një proces që, në thelb, nuk ishte i tyre.

Kur Kushtetuta bëhet objekt flirti mes mazhorancës dhe opozitës.

Spiropali, në stilin e saj të zakonshëm diplomatik, ia kishte premtuar Bardhit këtë “bashkëudhëtim kushtetues” – për herë të parë në histori. Por ndryshimet e majit sollën Peleshin në krye të Kuvendit, dhe Bardhi nxitoi të dërgonte të njëjtën kërkesë, nga frika se mos “romanca institucionale” mbetej pezull në tranzicionin e pushtetit.

Kërkesa e opozitës, në fakt, ngjante më shumë me një flirtim të radhës me mazhorancën. Socialistët mbronin Sonila Bejten demokratët kërkonin praninë e Holta Zaçes – dy figura që për ironi, përfaqësojnë krahët e së njëjtës krizë që ka mbajtur peng Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi i Peleshit për ta mbajtur Kuvendin jashtë seancës ua preu vrullin të gjithëve. Por opozita, e paaftë për të fshehur zhgënjimin, po përpiqet ta kthejë këtë në një “moskoherencë” mes Peleshit dhe Spiropalit, duke hedhur spin pas spini në media.

Kur Kushtetuta bëhet objekt flirti mes mazhorancës dhe opozitës.

Në realitet, ky episod tregon saktësisht se sa i turbullt është kufiri mes pushtetit dhe opozitës kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese. Asnjëra palë nuk kërkon pavarësinë e saj – veçse kontrollin. Dhe kur interesi është i përbashkët, edhe “dashuritë institucionale” lulëzojnë. Por asnjëherë në dobi të Kushtetutës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme